“Raporti, pasqyron progresin drejt BE-së”
Deklaron ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu
Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu e ka cilësuar progres raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë si objektiv dhe që pasqyron progresin e vendit drejt strukturave të Bashkimit Evropian. Ministrja Bregu u shpreh se përsos vërejtjeve raporti ka vlerësuar progresin e Shqipërisë në zhvillimin e vendit.
Sipas saj raport progresi i Komisionit Europian është dokumenti më i rëndësishëm dhe vlerësimi që i bëhet në vendi dhe nuk duhet të mohohet që Shqipëria është në rrugën e duhur dhe ka pasur progres. Ajo gjithashtu shtoi se Shqipëria më në fund ka hequr damkën e zgjedhjeve të vjedhura dhe se është shkëputur nga problematika e errët që ishte më përpara.
Ndërkohë Ministria Bregu ka theksuar se procesi i liberalizimit të vizave nuk është vetëm që proces për përmbushjen e kritereve nga qeveria shqiptare por varet nga shtetet anëtare dhe mënyra sesi i shohin ato progresit e Shqipërisë. Bregu deklaroi se janë të gjitha mundësitë që Shqipëria të marrë vendimin për të liberalizuar vizat edhe përpara qershorit të 2010-ës.