Raporti për Gërdecin u zhduk në zyrat e SHIU-t
Raporti
Një prej agjentëve të Shërbimit Informativ të Ushtrisë ka raportuar mbi aktivitetin e plotë të fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec. Sipasburimevenga ky insitucion, raporti i agjentit ka qenë i detajuar mbi gjithçka na ka habitur këto ditë, për ato që ndodhnin brenda fabrikës së vdekjes. Në raportin që agjenti u ka dorëzuar eprorëve të tij flitet për numrin e madh të municioneve që përfundonin në këtë fabrikë, shkallën e lartë të rrezikshmërisë për shkak të mungesës së sigurisë si dhe fakte të tjera mbi procesin e punës. E ndërsa agjenti i SHIU-t ka kryer "detyrën" e tij, duke raportuar rreth një muaj e gjysmë para se të ndodhte tragjedia, çuditërisht askush nuk e ka vënë ujin në zjarr për të parandaluar katastrofën e ndodhur. Madje, pas këtij raporti, në fabrikën e demontimit të municioneve nuk është ushtruar asnjë kontroll, qoftë ky edhe sipërfaqësor.
Zhdukja
Po aq komprometuese sa mungesa e marrjes së masave për të parandaluar një katastrofë si ajo që ndodhi në Gërdec duket edhe zhdukja e raporteve në zyrat e SHIU-t,për këtë fabrikë. Hetimet e nisura nga prokuroria kanë kthyer përmbys Ministrinë e Mbrojtjes, por një raport i tillë nuk është gjetur në zyrat e Shërbimit Informativ Ushtarak.Raporti nuk ekziston më në degën e Tiranës së Shërbimit Informativ të Ushtrisë dhe nuk dihet nëse ai është përcjellë në institucionet më të larta të shtetit shqiptar.Në bazë të ligjit, çdo raport i paraqitur nga agjentët e SHIU-t, ku paralajmërohet shkalla e lartë e rrezikshmërisë i bëhet me dije drejtuesve të institucionit. Këta të fundit, po në bazë të ligjit kanë për detyrë të raportojnë tekPresidenti,Kryeministri, Ministri i Mbrojtjes si dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, në mënyrë përmanente mbi gjendjen e sigurisë. E ndërsa burime të besueshme bënë me dije ekzistencën e një raporti para tragjedisë, askush nuk di të japë një përgjigje, nëse ai raport ka shkuar apo jo tek krerët më të lartë të shtetit. Fabrika, deri në ditën e shpërthimit të saj, ka vazhduar pa u shqetësuar nga askushprocesin e demontimit, duke shkelur të gjitha ligjet e shtetit shqiptar. Dhjetëra dëshmi të siguruara nga "Shekulli" bëjnë me dije se punëtorët kanë qënë të pasiguruar, në fabrikë punonin fëmijë, përveç demontimitkryhej edhe procesi i paketimit të fishekëve. Tashmë dimë se të paktën 1 agjent i SHIU-t ka bërë një raport, që mund të parandalonte vrasjet masive, por organeve hetimore iu mbetet të gjejnë se kush e ka zhdukur informacionin për fabrikën e Gërdecit.
RAPORTI
Mungesa e informacionit, një justifikim absurd
Pas tragjedisë së ndodhur, duke filluar nga kryeministri Berisha e deri tekdrejtuesit e Shërbimit Informativ deklaruan se nuk kanë patur asnjë informacionmbi ekzistencën e fabrikës në Gërdec. Madje, kryeministri tha seas që e dinte ku binte fshati i Gërdecit, para ditës së zezë të 15 marsit.Po kështu, edhe kreu iShërbimit Informativ Shtetëror ka mohuar të ketë patur dijeni në lidhje me aktivitetin e demontimit të armëve në ish-repartin e tankeve në Gërdec të Vorës. Drejtori i këtij shërbimi, Bahri Sharqiri, ka pranuar se nuk ka patur asnjë informacion në lidhje me aktivitetin që kryhej në këtë repart ushtarak. Njësoj sikur fabrika të ishte në kozmos, të gjithë krerët e institucioneve u vetëpërjashtuan nga përgjegjësia me argumentin që nuk kanë patur informacion. Ndërkohë qëraporti i dhënë nga agjenti i SHIU-t,rreth një muaj e gjysmë para tragjedisë vërteton krejt të kundërtën. Nën justifikimin e "sekretit shtetëror" krerët e SHIU-t nuk pranojnë të japin asnjë informacion dhe pse ende nuk dihet ku ka përfunduar raporti që paralajmëronte tragjedinë e ndodhur.