Nano: Takim me Berishën, më i rëndësishmi

Sali Berisha - Fatos Nano
Kandidati i vetëshpallur për presidenti, Fatos Nanon ka zhvilluar një takim me kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në kuadër të fushatës për tu zgjedhur president.
Mediu, një aleat tradicional i PD-së, u shpreh se për qëndrimin e kësaj partie lidhur me zgjedhjen e presidentit, më parë do të konsultohet me Berishën. Në vlerësim të të gjitha kandidaturave qëndrimi ynë lidhet me qëndrimin brenda mazhorancës. Duhet të bisedojmë për kandidaturat, u shpreh kreu i PR-së. Nga ana tjetër Mediu duke vlerësuar Nanon ka theksuar se kandidaturat e shpallura për presidentet duhet të zhvillojnë debat publik.
Edhe vetë Nano u shpreh se takimi me Berishë do të jetë vendimtar për synimin e tij për tu zgjedhur President i Republikës. Ky takim po i afrohet takim me kryeministrin Berisha i cili ka një rëndësi të dorës së parë në takimet e mia, u shpreh ish-kryeministri. Kryeministri është edhe kryetari i mazhorancës qeverisëse dhe ka një rol specifik në krijimin e konsensusit për zgjedhjen e presidentit.
Ish-kryeministri Nanon, i cili tentoi edhe në vitin 2007 për tu zgjedhur president, ka zhvilluar deri tani takime me të gjithë krerët e partive parlamentare përveç Berishës. Takimi mes tyre pritet të mbahet brenda kësaj jave. /F.S/