E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti, ulet ritmi i ndërtimeve të reja

• Rritja ekonomike në vitin 2007 ka qenë e njëjtë me atë të një viti më parë pra 6 për qind.fabiola ÇelaKontribuesit kryesorë në këtë rritje kanë qenë veçanërisht sektorët e transportit dhe telekomunikacionit. Ndryshe nga një vit më parë në 2007 është ulur ritmi i ndërtimeve të reja. Sipas raportit më të fundit të Bankës së Shqipërisë pavarësisht kërkesës së lartë për investime në pasuri të paluajtshme, në sektorin e ndërtimit regjistrohet një rënie vjetore në vëllimin e ndërtimeve të reja prej 19 për qind. Në fakt një rënie e tillë ishte paralajmëruar kohë më parë nga ndërtuesit, të cilët shpesh herë janë ankuar për vështirësitë që kanë hasur gjatë vitit 2007. Një ndër problemet kryesore ishte mosfunksionimi i KRRT së Tiranës për një kohë relativisht të gjatë. Për pasojë sektori i ndërtimit u paralizua si pasojë e mosdhënies së lejeve të ndërtimit. Por ky ngërç u zgjidh me funksionimin normal të KRRT-së së Tiranës.   BujqësiaQeveria duhet t'i kushtojë më shumë rëndësi zhvillimit të sektorit të bujqësisë në vend. Një gjë e tillë është theksuar edhe në raportin e BSH-së. "Banka e Shqipërisë rithekson nevojën e ndërmarrjes së reformave strukturore në bujqësi, me qëllim rritjen e efeciencës dhe prodhimit në këtë sektor, në mënyrë që në një periudhë afat-mesme të mund të zvogëlohen përmasat dhe efektet e goditjeve nga jashtë që kanë të bëjnë me prodhimet bujqësore", thuhet në raport.KrediaPavarësisht se normat e rritjes së kredisë kanë qenë në rënie të vazhdueshme gjatë dy viteve të fundit, ato mbeten ende në nivele të larta, prej rreth 48.5 për qind në praninë e kërkesës së lartë të sektorit privat për kredi, si dhe të gatishmërisë së lartë nga ana e bankave për të kënaqur këtë kërkesë. Gjatë vitit 2007, raporti i kredisë për ekonominë ndaj PBB-së ka regjistruar zgjerim të ndjeshëm me 8.8 pikë përqindjeje, duke arritur në 30% në muajin dhjetor. Përballë një situatë të tillë ekspertët e Bankës së Shqipërisë kanë theksuar se rritja e kredive duhet të jetë e kontrolluar, në mënyrë që të mos ketë asnjë rrezik për stabilitetin e çmimeve. Pikërisht për këtë arsye Banka e Shqipërisë ka krijuar Regjistrin e Kredive, i cili ka nisur të funksionojë që në janar të këtij viti. Në sajë të këtij regjistri bankat do të kalojnë në 'skaner' të gjitha të dhënat për individët që kërkojnë të marrin kredi si p.sh., çfarë eksperience ka ky person me bankat në lidhje me marrjen e kredive.Deficiti tregtarPavarësisht ecurisë pozitive të eksporteve, deficiti tregtar është rritur me 27 për qind në terma vjetorë, duke arritur në nivelin 28 për qind ndaj PBB-së. Të dhënat tregojnë se edhe gjatë këtij viti importet kanë qenë më të larta se eksportet duke bërë kështu që të thellohet edhe më shumë niveli i deficitit tregtar në vend.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›