E Diel, 1 Nëntor 2026

Mazhoranca i përsërit ofertën opozitës. Berisha: Të gatshëm të bashkëpunojmë

27-06-2011 / Gazeta 55

UPDATE- “Qeveria shqiptare është e vendosur për të bashkëpunuar me opozitën duke respektuar ligjin dhe do të vijojë përpara me reformat në zhvillimin e vendit”. Kështu u shpreh sot kryeministri Sali Berisha nga mbledhja e grupit parlamentar demokrat. Këtë premtim, Berisha ia komunikuar edhe anëtarëve të Partisë Popullore Evropiane në Bruksel, duke i informuar ata për zgjedhjet lokale në Shqipëri dhe fitoren e Partisë Demokratike në rang vendi dhe në bashkinë e Tiranës. Nga kryesia e Kuvendit, Berisha përsëriti se mazhoranca do bashkëpunojë ngushtë me opozitën për realizimin e reformave dhe “detyrave” të Brukselit. “Ishte një moment i shkëlqyer për t’i informuar pjesëmarrësit për zgjedhjet në Shqipëri dhe përgëzimet ishin të përzemërta. Garantova që qeveria do të vijojë përpara me reformat dhe do të jetë e angazuar të bashkëpunojë me opozitën duke respektuar kuadrin ligjor”- u shpreh kryeministri Berisha.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›