Ish-kryeministri Miçotaqis: “Vendi në krizë, të thuhet e vërteta”
Autori i Lajmit: Redaksia
Athinë - Ish-kryeministri konservator grek, Konstandin Miçotaqis, bëri thirrje që të thuhej "e vërteta e hidhur" për gjendjen e vështirë finançiare në vend. “Udhëheqja politike duhet tia thotë të vërtetën e hidhur popullit grek për finançat e shtetit, që, për fat të keq, janë edhe më të këqija sesa parashihen", - deklaroi Miçotaqis me rastin e këshillimit të sotëm ndërmjet liderëve të partive politike. "Pa sqarime të tilla të ndershme dhe të sinqerta rrezikojmë një kaos soçial",- paralajmëroi Miçotaqis. Njoftimi i qeverisë së Papandreut se këtë vit defiçiti buxhetor do të jetë shumë më i lartë sesa pritej dhe se vendi është para falimentimit, ka irrituar opinionin publik grek. Zoti Papandreu do të fillojë dialogun me grupet e interesit, ku pritet të publikojë edhe akset e politikës ekonomike për katër vitet e ardhshëm, por jo vetëm kaq. Ai ka theksuar nevojën e një reformimi të humanshëm: "Ne do ti përballojmë problemet me vendosmëri. E dimë se problemi është i yni, ndonëse kriza ekonomike ndërkombëtare i thelloi edhe më tej problemet tona. Mirëpo, fakti se, bie fjala, në spitalet tona ka shumë korrupsion, nuk ka të bëjë me krizën ndërkombëtare",- tha ai. Sipas analistëve programi i zoti Papandreu, do të jetë i ndarë në dy faza. Në fazën e parë do të synohet ulja drastike e defiçitit buxhetor, pezullimi i emërimeve në administratën shtetërore dhe eliminimi i shpërdorimeve në sektorin buxhetor. Në fazën e dytë, që do të fillojë pas vitit 2011, theksi do të vihet në reduktimin e numrit të punonjësve në adminiastratën shtetërore, deri në një të pestën e numrit ekzistues prej afro 830 mijë vetësh.
Ky lajm është publikuar: 15/12/2009