E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfiskohet argjend në Hanin e Elezit

Nga Express më 28 mars 2011 në ora 18:45

Njësitet e Doganës së Kosovës gjatë një kontrolli në pikën kufitare të Hanit të Elezit kanë zbuluar dhe konfiskuar një sasi të konsiderueshme të argjendit, e cila tentohej që futej pa u deklaruar.

Përmes një komunikate për media Dogana e Kosovës bëri të ditur se sasia e argjendit të zbuluar është gjetur tek automjeti i tipit Fiat Line me targa të Turqisë.

“Edhe pse pala është përgjigjur që nuk ka asgjë për të deklaruar, oficerët e vendosen veturën në garazh për kontroll detal. Gjatë kontrollit të veturës, saktësisht në çantën personale të vozitësit, oficeret doganor zbuluan një qese të vogël me argjend. Më pas është ushtruar edhe kontroll trupor ndaj palës, ku në xhep kishte te fshehur po ashtu dy qese të mbushura me po të njëjtin mall”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Bëhet e ditur se sasia e mallit te zbuluar është rreth 400gr argjend dhe atë 27 copë unaza, 27 palë vathë dhe 27 copë varëse për qafore.

E tërë sasia e zbuluar është konfiskuar, kurse rasti i referohet sektorit për kundërvajtje doganore.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›