Raskaj, i lumtur me ekipin e ri

Mesfushori kosovar është i kënaqur me kushtet që ia ka ofruar Sandnes Ulf, me të cilën skuadër të hënën ka nënshkruar kontratë njëvjeçare.
“Niveli i ligës norvegjeze është afërsisht i njëjtë me atë suedeze, ku kam luajtur deri më tani. Po ashtu kushtet e kontratës janë të mira, kështu që jam i lumtur me këtë transferim timin”, ka pohuar ish mesfushori i Halmstadit.
Reprezentuesi kosovar kishte dëshmuar cilësi të larta gjatë ditëve sa provohej në Sandnes Ulf, andaj krerët e këtij klubi pa hezitim ia kishin ofruar mundësinë e nënshkrimit të kontratës.
“Unë të premten kam mundur të nënshkruaja kontratë, por kisha nevojë të mendoja edhe pak kohë. Që një kohë të gjatë luaja në Suedi, kështu që konsiderova se ishte koha ta ndryshoja pak ambientin”, ka theksuar 20 vjeçari.