E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani fillon nesër pasurimin e uraniumit në nivel të lartë

Teheran, 8 shkurt, NOA - Irani do të fillojë nesër
prodhimin e pasurimit të uraniumit në sasi të lartë në territorin e tij. Lajmi
u bë me dijeni nga vetë shefi i agjencisë bërthamore Ali Akbar Salehi në
Teheran. Sipas tij, ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, pasurimi në nivelin prej
20 përqind i uraniumit, do të bëhet konkretisht në uzinën që ndodhet në Natans.

Nga ana e saj, Agjencia Ndërkombëtare për
Energji Bërthamore në Vjenë do të informohet sot rreth kësaj sipërmarrje të re
të Iranit në lidhje me programin e tij bërthamor.

Sipas deklaratave të cituara nga presidenti iranian,
Mahmud Ahmadinexhad, udhëheqja e Republikës Islamike dëshiron ta përdorë
uraniumin e pasuruar për qëllime mjekësore.

Kjo masë sipas tij është ndërmarrë pas
përpjekjeve të dështuara për ndërmjetësim në konferencën e sigurisë në Mynih, e
cila kishte urdhëruar mosprodhimin.

Nga ana e tyre, Shtetet e Bashkuara të Amerikës
kanë paralajmëruar sanksione të ashpra ndaj Iranit nëse nis aplikimin e një
mase të tillë.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›