E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasmusen: Statusi i Serbisë, rrit sigurinë rajonale

Kreu i NATO-s Anders Fog Rasmusen, inkurajon dhënien e statusit për Serbinë.

Gjatë  një prononcimi për gazetarët, ai ka deklaruar: Një vendim i BE-së këtë javë, për ti dhënë Serbisë statusin e kandidatit pavarësisht sulmeve të fundit mbi paqëruajtësit e NATO-s në Kosovë, do të rriste sigurinë rajonale, tha më tej ai.

Rasmusen deklaroi se i takon BE-së për të vendosur nëse do ti japë statusin e kandidatit Serbisë, kur krerët e bllokut, të takohen në Bruksel ditën e premte.

“Unë besoj se nga çdo hap që mund të përmirësojë marrëdhëniet midis vendeve në rajon dhe strukturave euro-atlantike, duke përfshirë BE-në dhe NATO-n, do të përfitojë jo vetëm rajoni, por Evropa si tërësi”, citoi Rasmusen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›