Stop faqes së ambasadës virtuale për Iranin
Bllokohet faqja e ambasadës virtuale të SHBA-së për Iranin. Përdoruesit iranianë të internetit deklarojnë se autoritetet kanë bllokuar një faqe online, në të cilën autoritetet amerikane e kanë publikuar si ambasadë virtuale për Iranin.
Faqja e dizenjuar nga Uashingtoni, ka qenë funksionale për një kohë të shkurtër.
Shtetet e Bashkuara lançuan “ambasadën virtuale”, me preteksin se dëshironin të mbanin kontakte me iranianët, pavarësisht mungesës së marrëdhënieve diplomatike.