E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistani akuzon të vejat e bin Laden për qëndrim ilegal

Tre të vejat e Osama bin Laden janë akuzuar nga shteti pakistanez për kalim kufiri dhe jetesë ilegale në Pakistan, lajm i cili është bërë i ditur nga Ministria e Brendshme e këtij vendi.

Të tre gratë kanë qenë në paraburgim në Pakistan, që nga maji i vitit të kaluar, kur komandot amerikanë sulmuan shtëpinë ku qëndronin bin Laden sëbashku me gratë dhe fëmijët e tyre. Komandot qëlluan për vdekje Bin Ladenin dhe trupin e tij e varrosën në det.
 

Autoritetet thanë se fëmijët e grave janë të lirë ta lëshojnë Pakistanin, por mund të rrinë me nënat e tyre gjatë kohës së procesit gjyqësor.
Njëra nga gratë e Osama bin Ladenit thuhet se është nga Jemeni, tjera nga Arabia Saudite, dhe kombësia e së tretës nuk dihet.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›