Rasmusen:Të ndihmohet financiarisht ushtria e Afganistanit
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen i ka bërë thirrje komunitetit ndërkomëbtar që të ndihmojë financiarisht ushtrinë dhe policinë afgane, pas marrjes së përgjegjësisë së plotë për sigurinë në vitin 2014.
Këto komente Rasmusen i bëri në takimin e ministrave të Mbrojtjes të 22 vendeve anëtare si dhe të 28 vendeve tjera që po marrin pjesë në konfliktin në Afganistan.
Debati për shpenzimet për forcat afgane të sigurisë, që vlerësohet të jetë 6 miliardë dollarë në vit, vjen pasi forcat aleate kanë rënë dakort të heqin dorë nga misioni luftarak në Afganistan në fillim të këtij viti.