Egjipt, lirohen dy turistët amerikanë

Janë liruar dy turistët amerikanë të marrë peng në Egjipt. Lajmi u konfirmua nga autoritetet zyrtare. Gjatë ditës së sotme dy turiste amerikane u rrëmbyen në krahinën e Sinait, në Egjipt.
Gratë ishin duke udhëtuar me një autobus të vogël së bashku me tre turistë të tjerë për të vizituar një manastir në një krahinë malore, pranë resortit të Sharm el-Sheikut, kur u ndaluan nga persona të armatosur.
Banditët morën prej mjetit vetëm dy shtetaset amerikane dhe bënë të qartë se duan shpërblim për t`i lënë ato të lira. Më parë gjatë javës, 25 punëtorë kinezë u rrëmbyen nga fiset tribale të beduinëve, por u liruan disa orë më pas, si rrjedhojë e presionit të fortë të autoriteteve kineze dhe egjiptiane.