E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasmussen: Do të qëndrojmë në Kosovë

Kreu i NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, deklaroi në Bruksel se aleanca do të vazhdojë angazhimin e saj për paqe dhe stabilitet në Kosovë, si dhe për përfshirjen dhe integrimin e të gjitha bashkësive etnike në shoqërinë kosovare. Ishte kjo përgjigjja e Rasmussen-it në pyetjen e gazetarëve nëse NATO-ja mbështet strategjinë e qeverisë së Kosovës për Veriun e vendit. Rasmussen bëri të ditur se Kosova dhe roli i KFOR-it atje, krahas Afganistanit dhe çështjeve të tjera të sigurisë, do të jetë një prej temave kryesore në takimin e ministrave të Mbrojtjes, i cili të enjten dhe të premten zhvillohet në Stamboll të Turqisë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›