Avokatët slejojnë dëshminë e gardistëve
“Masakra e Cërrikut”
Ka dështuar për të dytën herë dëshmia e ish-punonjësve të Gardës së Republikës që kanë udhëtuar në Elbasan dhe Cërrik për të rivënë rendin publik. Dje, ishte caktuar seanca e radhës ndaj të pandehurve që akuzohen për vrasjen e gjashtë gardistëve në Cërrik në vitin 1997. Sipas procedurës, në seancë duhet të dëshmonin pikërisht personat që kishin marrë pjesë personalisht në operacionin që përfundoi si “Masakra e Cërrikut”. Por, mungesa e disa avokatëve mbrojtës ka sjellë dështimin e gjyqit, duke revoltuar sërish gardistët. Një seancë më parë ata deklaruan se problemin e shtyrjes së procesit do e dërgonin në Dhomën Kombëtare të Avokatisë. Megjithëse kanë marrë hapa për zhvillimin e gjyqit, ende nuk po arrijnë të dëshmojnë. Dje kanë munguar tre nga avokatët e të pandehurve.
#