E Diel, 1 Nëntor 2026

Rasmussen: Jo ndarje të Kosovës - Veriu do integrohet në shoqërinë kosovare

11-07-2012 / Gazeta 55

"Nuk ka zgjidhje ushtarake për veriun e Kosovës", ka thënë sot në Prishtinë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmussen. Këto komente, Rasmussen i bëri në përmbyllje të vizitës së delegacionit të Këshillit të NATO-s në Kosovë, ku ky delegacion takoi komandantin e KFOR-it, Erhard Drevs, përfaqësuesit ndërkombëtarë si dhe kryeministrin Hashim Thaçi dhe zëvendësin e tij, Sllobodan Petroviç. Rasmussen i bëri thirrje lidershipëve në Prishtinë dhe Beograd që të bisedojnë duke ua bërë të qartë se për veriun, nuk do të ketë zgjidhje ushtarake, të dhunshme. “Nuk ka zgjidhje ushtarake për këtë problem. Ne duhet të kemi një proces politik, i cili do të sjellë integrimin e plotë të pjesës veriore në Kosovë dhe shoqërinë kosovare”,- theksoi Rasmussen. Sipas Rasmussen, kjo kërkon angazhim nga autoritetet në Beograd por edhe guxim politik dhe përkushtim nga autoritetet politike në Prishtinë. Rasmussen pohoi edhe njëherë se mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.   

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›