Rasmussen: KFOR-ime 5.000 ushtarë nëKosovë
BRUKSEL- Deri më 1 mars të këtij viti, NATO-ja planifikon të përfundojë fazën e reduktimit të trupave në Kosovë, duke arritur me këtë datë në numrin prej 5 mijë ushtarësh në misionin e KFOR-it. Këtë e ka thënë të hënën në Bruksel, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, duke folur në një konferencë për shtyp me gazetarët, konferenca e parë e tij për shtyp për këtë vit.
“Ne do të vazhdojmë me një proces gradual që të zvogëlojmë praninë tonë ushtarake në Kosovë. Kjo fazë e zvogëlimit do të kompletohet nga një marsi, pra faza e dytë rreth 5 mijë ushtarë nga 10 mijë sa kemi pasur në fazën e mëhershme”, ka thënë Rasmussen.
Ndërkaq, në pyetjen e gazetarëve se a mund të konfirmojë se trupat nga Franca do të zëvendësohen në veri të Kosovës me trupat amerikane, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Rasmussen, vetëm ka thënë se në procesin e zvogëlimit të pranisë ushtarake të NATO-s në Kosovë, do të zvogëlohet edhe prania ushtarake e Francës, por edhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
NATO-ja vlerëson se bashkëpunimi i KFOR-it me Policinë e Kosovës dhe me EULEX-in është i duhur dhe ai do të vazhdojë në interes të stabilitetit të Kosovës, që është në interes të të gjithë qytetarëve të saj. NATO-ja posaçërisht pozitiv e konsideron transformimin e detyrës për të ruajtur objektet kulturore e fetare serbe nga ana e Policisë së Kosovës, objekte këto që më parë i kishte mbrojtur NATO-ja.
(m.a/rel/BalkanWeb)