PDK: Qeveria e renë mes të shkurtit
PRISHTINE- “Nuk do të ketë vonesa në formimin e qeverisë së ardhshme të Kosovës” thonë zyrtarët e lartë të Partisë Demokratike të Kosovës. Sipas mediave kosovare, PDK-ja parashikon të formojë koalicionin e ri qeverisës, në mesin e muajit shkurt.
Zëdhënësi i PDK-së, Blerand Stavileci, konfirmon se ky subjekt politik ka zhvilluar tashmë bisedime joformale me partitë tjera, por thekson që zhvillime më konkrete do të bëhen të ditura pas certifikimit të rezultatit.
“Kryetari i partisë dhe kryeministri Thaçi ka deklaruar se ne, në afat rekord do ta bëjmë qeverinë. Pas certifikimit, pra orientimisht mesi i muajit shkurt e tutje, ngase nuk mund të thuhet një datë ekzakte se kur. Por, pasi të përfundojë certifikimi i rezultatit dhe afatet tjera, besojmë brenda një dyjavëshi pasues”, theksoi Stavileci.
Nga subjektet politike, vetëm Lëvizja Vetëvendosje e ka larguar veten nga negociatat për qeverinë e ardhshme, pasi ka bërë të qartë se nuk lidh koalicion me PDK-në, LDK-në e as me AAK-në.
(e.n/rel/BalkanWeb)