E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasmussen: Shihni drejt së ardhmes, jo pas. Rama: Do mbajmë lart reputacionin e NATO

BRUKSEL- Kryeministri i vendit Edi Rama shpreh angazhim se qeveria e tij do të vijojë të përmbushë të gjithë detyrimet e anëtarësimit të saj në NATO.

Në një konference të përbashkët shtypi me Anders Fogh Rasmussen, sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Rama theksoi se Shqipëria do të jetë në lartësinë e duhur të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

“Nder i madh që kam ardhur në këtë vend. Shqipëria do të vijë të jetë pjesëtare e kësaj organizate. Na është është dashur një kohë e gjatë për tu bërë pjesë në NATO. Kemi marrë të gjitha përgjegjësitë për të kryer këtë detyre, ne do të bëjmë më të mirën për të mbajtur lart reputacionin e kësaj organizate”, u shpreh Rama. 

“Është koha të shihi në të ardhmen dhe jo në të shkuarën” theksoi Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, teksa vlerësoi kontributin e Shqipërisë në aleancë. 

Kryeministri i ri, Edi  Rama u prit dje, me  urime, por edhe me një lumë pyetjesh nga eurodeputetët
në Parlamentin  Evropian. Në vijim të vizitës  në Bruksel, kryeministri  Rama foli në një seancë të  posaçme në sallën e Parlamentit  Evropian për prioritetet  e qeverisjes së tij, duke  prezantuar projektet për një  sërë sektorësh.

(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Rama: Berisha 'nacionalizëm' me fqinjët. Integrim shqiptarëve, PD të marrë pjesë Martin Schultz do të vizitojë Shqipërinë, Rama: Marrim statusin brenda dhjetorit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›