E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasmussen kërkon zgjidhje politike për Veriun

Në takimin e minsitrave të mbrojtjes së NATO-s në Bruksel, është konfirmuar vazhdimi i pranisë ndërkombëtare ushtarake në Kosovë.

“Qëllimi ynë mbetet i pandryshuar: një ambient i qetë dhe i sigurt për të gjithë njerëzit e Kosovës dhe një rivendosje e plotë e lirisë së lëvizjes. Për këtë, duhet të ruajmë praninë aktuale të KFOR-it. Ne do ta reduktojmë atë vetëm nëse këtë e lejojnë rrethanat, dhe kur të vjen koha e duhur”, tha në një konferencë për gazetarë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, siç transmeton REL.

Ai ka thënë se për veriun duhet gjetur zgjidhje politike.

“Situata aktuale në veriun e Kosovës nuk mund të zgjidhet vetëm me mjete ushtarake. Për këtë arsye, i inkurajojmë edhe Beogradin edhe Prishtinën që të angazhohen në tryezën e negociatave për të gjetur zgjidhje afatgjate”, ka thënë Rasmussen.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›