E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea s’po funksionon

Mesfushori i Chelseas Juan Mata ka bërë të ditur se futbollistët e skuadrës londineze nuk janë të kënaqur me paraqitjet e tyre në javët e fundit.

Gjiganti londinez takohet me Manchester Unitedin në fundjavë derisa ka 12 pikë më pak se kampioni në fuqi. Por, Mata është optimist se përballja e ardhshme mund të ringjall sezonin e Chelseas.

“I gjithë ekipi nuk është i kënaqur me lojën tonë për momentin. Nuk jemi duke funksionuar mirë dhe na nevojitet një reagim i shpejtë. Ky është objektivi ynë kryesor”, deklaroi Mata për Daily Mirror.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›