E Diel, 1 Nëntor 2026

Rasmussen: Është e vështirë të takosh opozitën kur ajo rri në rrugë

Kreu i NATO-s shpjegon arsyet e mos përfshirjes në axhendë të një takimi me Edi Ramën


S’kam planifikuar takim me Edi Ramën. është e vështirë që ta takosh opozitën kur ajo nuk është në Parlament”. Kështu është shprehur dje Sekretari i përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut, Anders Fogh Rasmussen gjatë një interviste televizive. Duke u ndalur te axhenda e tij, specifikisht tek mos përfshirja e një takimi me kreun e opozitës, Rasmussen tha se s’e kishte planifikuar një ndalesë se selia socialiste, porsa kohë kjo nuk gjendet në parlament. Rasmussen theksoi se e inkurajon opozitën që të aktivizohet pozitivisht dhe aktivisht në jetën politike të vendit dhe të jetë e pranishme në Parlament. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s përmes një mesazhi drejtuar qeverisë dhe opozitës theksoi se duhet të gjendet një mënyrë për tu angazhuar në parlament dhe theksoi rëndësinë madhe për konsensusin e gjerë në parlament dhe në shoqërinë shqiptare si një vend anëtar i NATO-s. Përsa i takon kontributit real të Shqipërisë në NATO, Rusmussen theksoi se një nga angazhimet konkrete është se vendi ynë ka luajtur një rol të madh në Afganistan dhe se qeveria shqiptare i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së NATO- për një shtesë trupash dhe kjo është sipas tij është një kontribut konkret. Rasmussen vuri në dukje se një kontribut tjetër ka dhënë në arenën politike pasi me perspektivën euroatlantike ka luajtur një rol konstruktiv për stabilitetin në rajon. Gjithashtu shefi i NATO-s, theksoi se është një kënaqësi e madhe që ai ka vizituar Tiranën pasi vendi ynë ka festuar 1-vjetorin e anëtarësimit në NATO duke theksuar se përgëzon kontributin e forcave shqiptare në Afganistan. Përsa i përket raportimit të mediave për vizitën në Shqipëri të drejtorit të zyrës së sigurisë në NATO-s Michael Turner Evanoff, Rasmussen theksoi se është diskutuar për çështjet e sigurisë por edhe të dialogut me qeverinë shqiptare. “Ne bëjmë dialogje të tilla në ndonjë rast me vendet anëtare, kjo për një çështje specifike”, deklaroi më tej, Rasmussen.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›