Plehrat që vijnë nga diktatura komuniste
Duket se më në fund i erdhi fundi asaj maratone të gjatë e të lodhshme për demokracinë në Shqipëri. Ish-Sigurimsat e regjimit komunist nuk do të kenë më asnjë mundësi që të fshihen në vrimat e administratës shtetërore. Deklarata e z.Nishani se dikasteri i Ministrisë së Drejtësisë është i gatshëm të fillojë menjëherë punën për formulimin e një ligji të ri për hapjen e dosjeve, po tregon se qeveria Berisha është e vendosur t’u shkojë deri në fund reformave. Më në fund, le të shpresojmë se i erdhi fundi edhe maskaradës së kriminelëve të diktaturës, që për turpin dhe faqen e tyre të zezë kishin uzurpuar formacionin më të rëndësishëm të drejtësisë në Shqipëri siē është Gjykata Kushtetuese. Ata duhet të largohen se mandati i tyre tanimë ka mbaruar, ashtu siē edhe ka përfunduar koha e tyre. Me ketë rast po më bie ndërmend shprehja e shkrimtarit të madh francez Viktor Hygo se “absolutisht asgjë nuk e ndalon kohën”.
Por fatkeqësia jonë është vonesa. Në këto vite të qeverisjes, kabineti Berisha dhe mazhoranca e djathtë në Parlament, u përball në shum raste me vendimet e kësaj gjykate, e cila në konflikt të hapur interesi ka hedhur poshtë shumë ligje. Kulmi i kësaj aventure ka qenë hedhja poshtë e “ligjit të lustracionit” ose hapja e dosjeve të ish-sigurimit komunist, në konflikt të hapur interesi. Gjykata Kushtetuese, e mbushur në shumicë me kriminelë të afirmuar të diktaturës, nuk mund të sillte një risi në demokracinë e brishtë të vendit tonë, përveēse shprehjen e hapur të një urrejtjeje kundër demokracisë. Në këtë nivel janë edhe institucionet e tjera të drejtësisë. Gjykata dhe prokuroritë janë të mbushura me ish-gjykatës, prokurorë dhe hetues të regjimit komunist. Duke iu referuar faktit se hetuesia dhe prokuroria ishin pjesë e strukturave të ish-sigurimit, edhe hetuesit e prokurorët ishin bashkëpunëtorë legalë të ish-Sigurimit. është trishtues fakti se në 20 vitet e fundit të diktaturës u hoqën skuadrat e pushkatimit dhe ekzekutimet me një plumb prapa kokës i bënte prokurori. Nga ana tjetër, edhe gjykatësit ishin më të besuarit e partisë-shtet. Shpesh, kemi dëgjuar justifikime se gjoja këta njerëz paskan zbatuar ligjet e kohës. Por ne ish-të përndjekurit politikë, u themi këtyre kriminelëve, se diktatura ndahet me demokracinë pikërisht se demokracia funksionon me ligje, ndërkohë diktaturat funksionojnë me urdhra. Nuk është e rastit fakti se krimineli Aranit Ēela kur dënonte me sadizmin e inkuizitorit mesjetar kundërshtarët e regjimit komunist mbante mbi tavolinë veprat e diktatorit. Kam frikë të madhe shumë se përsëri Presidenti po bie në ndikimin e të majtës komuniste në përzgjedhjën e kandidaturave. Dalja publike e Fatmir Xhafës, duke predikuar kriteret se “Presidenti duhet të ketë parasysh në përzgjedhje...”, është një dukuri e interesimit që ka e majta ish-komuniste që me presione gjithfarësh të ndikojë që përsëri Gjykata Kushtetuese të jetë nën ndikimin e saj politik. Rruga e vështirë e demokracisë në Shqipëri, në këto vite pas rënies së komunizmit ka kaluar në një kalvar të gjatë të një kundërshtimi të egër nga e majta ish-komuniste. është rasti më i ēuditshëm në të gjitha vendet ish-komuniste të Europës lindore, që gjykatësi komunist Fehmi Abdiu që vari në litar Havzi Nelën, u bë për një kohë relativisht të gjatë deri edhe Kryetar i Gjykatës Kushtetuese dhe për ēudinë e madhe u dekorua nga Presidenti Moisiu me dekoratën “Naim Frashëri” të klasit të parë.
Por le të shpresojmë se këtë radhë mekanizmi i funksionimit të demokracisë do të ecë. Në këtë kontekst nuk mundet më që mazhoranca e djathtë të bjerë në gabime për hir të asaj që mund të quhet “kompromisi me opozitën”, duke bërë lëshime e duke mikluar kriminelët në dëm të demokracisë. Hapja selektive e dosjeve të ish sigurimit do të ishte një gabim tjetër shumë i madh.
Dosjet duhen hapur edhe për të zbuluar faktet për vrasjet e qindra nacionalistëve antikomunistë në Amerikë dhe në vendet e Europës Përëndimore nga regjimi komunist i Enver Hoxhës. Ky regjim kishte vënë në dispozicion të drejtorive të posaēme në Ministrinë e Brendshme dhe të Jashtme fonde të pallogaritshme për zhdukjen e kundërshtarëve të regjimit në botën e lirë.
Tentativat e të majtës ish komuniste për të dëstabilizuar Shqipërinë me protekstin absurd të “hapjes së kutive”, me protesta dhe thirrje për “mosbindje civile”, janë një tregues i qartë se strukturat e ish-sigurimit komunist përbëjnë një kërcënim real për demokracinë. Krimbat që vijnë nga plehrat e së kaluarës komuniste sigurisht që janë formacioni më i besueshëm i Edi Ramës, Gramoz Ruçit, Skënder Gjinushit&co në protestën e 30 Prillit.