6 orë mbledhje, KLD vendos transferimin e 15 gjyqtarëve
TIRANE- Pas një mbledhjeje ma ratonë, e cila ka zgjatur për më shumë se 6 orë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi transferimin e 15 gjyqtarëve, 9 prej tyre në Gjykatën e Tiranës si dhe i propozoi Presidentit të Republikës emërimin e Skëndër Halucës si gjyqtar në Gjykatën e Vlorës. Sipas lajmit të publikuar sot në "Gazeta Shqiptare" emri më i njohur në këtë listë është ai i Artan Gjermenit, i cili transferohet nga Gjykata e Elbasanit në Gjykatën e Tiranës. Gjithashtu, gjatë kësaj mbledhjeje u vendos dhe largimi nga posti i kryetarit të Gjykatës së Apelit Tiranë, të Metush Saraçit, të cilit i kishte përfunduar mandati dhe delegoi në këtë detyrë gjyqtarin Alaudin Malaj, deri në përfundimin e procedurave për emërimin e kryetarit të kësaj gjykate. “Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në mbledhjen e tij të radhës, trajtoi një sërë çështjesh që lidhen me mirëfunksionimin e pushtetit gjyqësor.
Duke i konsideruar kryetarët e gjykatave të rretheve gjyqësore dhe të gjykatave të Apelit, si partnerë të Këshillit dhe përcjellës të zërit të tij në gjykata, u vendos që puna e inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të fokusohet në vlerësimin me procedurë të përshpejtuar të kandidatëve për kryetarë, në vendet tashmë të shpallura vakante”, – thuhet në njoftimin e KLD-së. Një tjetër pikë e cila u trajtua jashtë rendit të ditës ishte dhe problemi i drejtimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur javën e kaluar, lidhur me humbjen e disa provave materiale, si dhe kalimit të afatit 3-mujor të komandimit në këtë detyrë. Kjo çështje është trajtuar pas kërkesës së ardhur nga Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi ku kërkohej ndryshimi i vendimit për komandimin e Etleva Dedës si kryetare e kësaj gjykate. Ndërkaq, KLD-ja pasi mori në shqyrtim këtë kërkesë vendosi revokimin e vendimit të mëparshëm për delegimin e gjyqtares Etleva Deda në krye të gjykatës, si dhe delegimin në atë funksion, të gjyqtarit të kësaj gjykate, Sandër Simoni.
(m.a/GSH/BalkanWb)