E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raste specifike të trajtuara nga Komisioni i Njohjes



Në përgjithësi, diplomat evropiane dhe amerikane kanë përkim të plotë, nga pikëpamja e nivelit, me diplomat shqiptare. Gjithsesi këto sisteme paraqesin diversitet dhe tipe specifike diplomash. Rastet specifike trajtohen gjithnjë sipas kritereve të mësipërme. Këto kritere trajtohen në bazë të informacionit që merret nga autoritetet në vendin që lëshon diplomën dhe autoritetet akademike në Shqipëri.
Rastet
1. Diplomat e lëshuara nga Qendra Ndërkombëtare për Studimet e Avancuara Mesdhetare Agronomike (CIHEAM):
a) Postgraduate diploma e CIHEAM është njohur si Diplomë e Nivelit të Dytë. Pragu i pranimit është diploma universitare 4 vjeçare dhe ka 60 ECTS.
b) Diploma Master e CIHEAM është njohur si Master i Nivelit të Dytë. Pragu i pranimit është Postgraduate diploma, ka 60 ECTS dhe ka elementet e MND që parashikon kuadri ligjor shqiptar.
2. Master of Philosophy (në Britaninë e Madhe), është njohur si Master i Nivelit të Dytë. Pragu i pranimit është Master of Science ose Master of Arts, ka kërkim shkencor dhe pozicionohet në kornizën britanike të kualifikimeve midis MSc/MA dhe PHD.
3. Diplomat DU, DIU, AFS, AFSA (në Francë) janë njohur si Master i Nivelit të Dytë. Janë programe të ciklit të tretë të studimeve, kanë prag pranimi përfundimin e ciklit të dytë në mjekësi (5 ose 6-vjeçar) dhe kanë elementët e MND që parashikon kuadri ligjor shqiptar.
4. Diplomat Pasuniversitare të Specializimit në Greqi janë njohur si Diploma të Nivelit të Dytë. Bazuar në konfirmimin nga autoritetet kompetente greke për nivelin në kornizën greke të kualifikimeve, kjo diplomë mbyll ciklin e dytë të studimeve, pra është në nivel Diplomë e Nivelit të Dytë.

25 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›