Akademia e Arteve, vështirësohet konkursi për Pedagogjinë muzikore
Bashkohet në një konkurs Muzikologjia, Kompozicioni dhe Dirizhimi. Dalin datat e vendosura për zhvillimin e konkurseve të pranimit
Jonida Tashi
Vështirësohet konkurrimi për të fituar një të drejtë studimi në Akademinë e Arteve. Ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit konkurset e pranimit në Akademinë e Arteve, do të pësojnë një sërë ndryshimesh, të cilat synojnë rritjen e kërkesave ndaj konkurrentëve. Kështu, duke nisur nga viti aktual, konkurset e Kompozicionit, Muzikologjisë dhe Dirizhimit, do të bashkohen në një të vetëm, me konkursin për Pedagogjinë muzikore, ndërkohë që në vitet e mëparshme, tri degët e para kishin secila konkurs më vete. Drejtuesit e Akademisë së Arteve shpjegojnë se ndryshimet në Kompozicion dhe Dirizhim janë bërë për disa arsye, ku më kryesorja ka qenë cilësia e dobët e studentëve që kanë nxjerrë këto konkurse në vitet e kaluara.
Pedagogjia muzikore
Konkursi i pranimit për të tria specialitetet e Pedagogjisë muzikore, përkatësisht Muzikologji, Kompozicion dhe Dirizhim do të zhvillohet në dy faza. Moskualifikimi në fazën e parë i heq të drejtën konkurrentit të kalojë në fazën e dytë. Sipas kritereve të vendosura tashmë për të tria specialitetet e mësipërme, vlerësohet i kualifikuar ai student, i cili në provën e Harmonisë dhe Solfezhit fiton 20 pikë nga 60 pikë të mundshme. Ndërkohë që për Kompozicionin dhe Dirizhimin është vendosur edhe një kriter shtesë pranimi, që ka të bëjë me aftësitë e kandidatëve për të luajtur në piano një program me nivel të mirë. Gjithashtu, për të dyja specialitetet e mësipërme, do të parapëlqehen kandidatët, të cilët, e kanë mbaruar shkollën e mesme për piano, violinë ose violonçel. Të gjitha kërkesat e konkursit për të dyja fazat do të mbështeten në të dhënat e programeve të shkollave të mesme profesionale. Mosplotësimi qoftë edhe i njërit prej detyrimeve të fazës së dytë e përjashton automatikisht konkurrentin nga konkursi.
Datat e konkurseve
Konkurset për pranimet e reja të studentëve në Akademinë e Arteve do të zhvillohen në periudhën 16-31 korrik 2009. Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare të kësaj akademie, të cilat, nëpërmjet një njoftimi të posaçëm informojnë për intervalin kohor në të cilin do të mbahen konkurset e pranimit. Pas përcaktimit të harkut kohor për zhvillimin e konkurseve të pranimit në tre fakultetet e Akademisë së Arteve nga Ministria e Arsimit, tashmë pritet të caktohen edhe datat e konkurseve për secilin fakultet, përkatësisht atë të Artit Skenik, të Arteve të Bukura dhe të Muzikës. Rreth 600 maturantë janë regjistruar për të marrë pjesë në konkurset e pranimit në Akademinë e Arteve, ndërsa numri i vendeve në dispozicion do të jetë 300 të tillë.
Kriteret e konkursit të pranimit në Muzikologji/Pedagogji muzikore
Dispozita të përgjithshme
Konkursi i Muzikologjisë do të zhvillohet në dy faza
Moskualifikimi në fazën e parë i heq të drejtën konkurrentit të kalojë në fazën e dytë
Vlerësohet i kualifikuar ai student, i cili, në provën e Harmonisë dhe Solfezhit fiton 20 pikë nga 60 pikë të mundshme
Kriteret e konkursit të pranimit në Kompozicion/Pedagogji muzikore
Konkursi i Kompozicionit do të zhvillohet në dy faza Moskualifikimi në fazën e parë i heq të drejtën konkurrentit të kalojë në fazën e dytë
Studenti vlerësohet i kualifikuar nëse në provat e Harmonisë dhe Solfezhit fiton 20 pikë nga 60 pikë të mundshme
Për specialitetin e Kompozicionit do të parapëlqehen kandidatët, të cilët, e kanë mbaruar shkollën e mesme për piano, violinë ose violonçel
Kandidati duhet të luajë në piano një program me nivel të mirë
Kriteret e konkursit të pranimit në Dirizhim/Pedagogji muzikore
Konkursi i Dirizhimit do të zhvillohet në dy faza

Për specialitetin e Dirizhimit do të parapëlqehen kandidatët, të cilët, e kanë mbaruar shkollën e mesme për piano, violinë ose violonçel

25 Qershor 2009