Rastet e denoncuara janë shumë pak, krahasuar me atë që ndodh
Dëgjojmë shpesh lajme për vrasje dhe dhunë fizike mbi femrat. Për fat të mirë, kohët e fundit kemi dëgjuar edhe për disa gra, të cilat kanë marrë kurajën dhe i kanë denoncuar dhunuesit e tyre.
Por ato janë shumë pak.
Në Shqipëri ka shumë më tepër femra që i nënshtrohen dhunës në heshtje. Ka qindra raste të mbyllura brenda mureve ku jetojnë gra të vetmuara, të frikësuara. Shoqëria, të gjithë ne së bashku, duhet të bëjmë të mundur që ato të kenë besim dhe shpresë se mund të rindërtojnë një jetë ndryshe.