E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthente mina në gurore, vdes 49-vjeçari

Pogradec- Humb jetën nga shpërthimi i minave punëtori i gurores. Ngjarja ndodhi në një gurore në Gurin e Kuq, ku 49-vjeçari Jonuzi po përgatiste shpërthimin e minave.

Mësohet se ai kishte vite që punonte në këtë vend pune. Ai ka shkuar dhe ka vendosur nëpër vendet e caktuara llokumet me dinamit por gjatë ndezjes së fitilit, një aksident i ka marrë jetën.

Sipas burimeve policore që kanë shkuar në vendin e ngjarjes, vdekja e punëtorit ka ardhur si rezultat i një gabimi njerëzor. Fitili i minave ishte vendosur më i shkurtër pa i dhënë kohë atij që ai të largohej dhe për rrjedhojë masivi i gurëve e ka zënë atë poshtë duke i marrë jetën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›