E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasti “Kanavaro”, dënim për mjekët e Juves

Kanavaro rezultoi pozitiv me kortizon pasi paraqiti një kërkesë në muajin tetor në prag të ndeshjes Roma-Juve, pas pickimit nga një grenzë. Dokumentacioni ishte i pamjaftueshëm, megjithatë lojtari u lirua nga çdo akuzë, të cilat i kaluan mjekëve (akuza për fshehjen e dokumenteve).Prokuroria antidoping kishte kërkuar tre muaj skualifikim për dy mjekët e ekipit, të cilët do të vuajnë dënimin deri në datën 20 mars. Por Juventusi ka vendosur të ankimojë vendimin në gjykatën e arbitrazhit në Lozanë.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›