E Diel, 1 Nëntor 2026

Familja e Flamur Nokës, sërish e dubluar në listat përfundimtareNga Tema Lista përfundimtare tashmë është në internet dhe gjithkush mund të ketë akses në të. Kjo listë supozohet se është e pastruar nga dublikatet dhe është lista me të cilën

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Familja e Flamur Nokës, sërish e dubluar në listat përfundimtareNga Tema

Lista përfundimtare tashmë është në internet dhe gjithkush mund të ketë akses në të. Kjo listë supozohet se është e pastruar nga dublikatet dhe është lista me të cilën shkohet në votime.

Para disa kohësh gazeta “TemA” denoncoi një fakt shumë të rëndë me listat paraprake.

Familja e Flamur Nokës, personazhit tonë të “Antenës”, që është Sekretar Organizativ në PD, ishte e gjitha e dubluar në listat zgjedhore. D.m.th., dy vëllezërit, motra e Flamurit, së bashku me të, mund të votonin në dy qendra të ndryshme.

Duke pasur ndërmend këtë person publik, gazeta “TemA” gërmoi sërish në listat zgjedhore përfundimtare, kësaj radhe për të parë nëse ishin bërë të paktën rregullimet e nevojshme për familjen e Flamur Nokës.

Nga listat është hequr vetëm dublikata e Flamurit, ndërsa dy vëllezërit dhe motra e tij vazhdojnë të jenë të regjistruar në dy qendra votimi.

Gjithçka është lehtësisht e verifikueshme në faqen e internetit moi.gov.al.

Dy vëllezërit e Flamur Nokës, Fatmiri dhe Mevlani, ndodhen të regjistruar, dhe në qendrën e votimit të fshatit të tyre në Novosej, komuna Shishtavec në rrethin e Kukësit, por dhe në qytetin e Kukësit, te Shtëpia e Oficerëve.

Madje për Mevlanin gazeta “TemA” denoncoi herën e parë se ai kishte të njëjtën atësi, ditëlindje, muaj lindje, por ndryshonte vetëm viti i lindjes. Sërish kjo e dhënë nuk është korrigjuar.

Skandali thellohet kur vjen puna tek e motra e Flamurit, e cila ndodhet e regjistruar dy herë, një herë me mbiemrin e saj dhe herë tjetër me mbiemrin e burrit.

Datëlindja, atësia e gjithçka tjetër përkon, ndryshon vetëm mbiemri.

Luftije Noka është e regjistruar një herë në Novosej, në fshatin e lindjes në komunën Shishtavec e më pas me mbiemrin e burrit; Lutfije Bytyçi është e regjistruar për të votuar dhe në Bashkinë e Kamzës.

Ky skandal është tepër i rëndë, për shkak se është denoncuar publikisht dhe organet kompetente kanë pastruar vetëm emrin e Flamurit, ndërsa familja e tij jo.

Dje, ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, tha se nuk ka mundësi dublikimesh. Ndërkohë mediet po vijojnë të publikojnë raste të shumta dublikimesh dhe manipulimesh.

“Të gjitha rastet që mund të identifikohen do të jenë objekt i një verifikimi. Sipas një informacioni paraprak të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, kemi rastin e një personi, i cili ka ekzistuar më parë në katër zyra të gjendjes civile. Programi është i tillë që verifikon dhe dublikon dy e nga dy emrat. Është një rast i veçantë në afro 3.1 milionë zgjedhës. Në rastin e këtij shtetasi, i cili ka qenë i regjistruar 4 herë në zyra të ndryshme të gjendjes civile, programi nuk mund ta identifikojë katër herë, sepse padrejtësisht ai mund të hiqte një emër të ngjashëm me të”, - tha Nishani.

Ai deklaroi se lista e atyre që nuk kanë aplikuar do u vihet në dispozicion KQZ në përfundim të procesit.

“Në përfundim të procesit të aplikimit dhe prodhimit të letërnjoftimeve elektronike, lista e të gjithë qytetarëve pa pasaportë dhe që nuk kanë aplikuar për letërnjoftimin elektronik, do t’i dërgohet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Çdo ditë nga kompania “Aleat” merret lista e numrit të qytetarëve që kanë aplikuar dhe pas të gjitha procedurave verifikohet emri i aplikuesit, nëse disponon pasaportë apo e kundërta.

Nisur nga afati kohor prej dy javësh, i mjaftueshëm për prodhimin e letërnjoftimit elektronik, afati i fundit për mundësinë e aplikimit të shtetasve pa pasaportë është data 15 qershor”, - tha Nishani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›