E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasti Kasano, dyshohet për iktus në tru

Futbolli italian është alarmuar me rastin e Antonio Kasanos, i cili është dërguar me urgjencë në spital menjëherë pas kthimit nga ndeshja e zhvilluar në Romë. Ende nuk kanë dalë rezultatet zyrtare për diagnozën, por mjekët kanë konstatuar se sulmuesi i Milanit mund të ketë pësuar një dëmtim në tru. Kasano nuk ishte ndier mirë pas mbërritjes në Milano. Në daljen nga aeroplani, ai kishte mbetur pa ndjenja. Ai duket të ketë njëiktus ishemik në tru, që do të thotë një gjendje fiziologjike e rrezikshme e shkaktuar nga mpiksja e gjakut në enët që furnizojnë trurin ose nga bllokimi i tyre për arsye të ndryshme. Format më të rënda të iktusit janë vdekjeprurëse. Futbollistë, trajnerë dhe zyrtarë klubesh i kanë dërguar mesazhe shërimi sa më të shpejtë talentit italian. Thuhet se gjendja e tij është përmirësuar, por ende nuk dihet diagnoza e saktë e këtij rasti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›