E Shtunë, 31 Tetor 2026

UEFA gjobit me 50 mijë euro Shqipërinë

/* */

Organizmi më i lartë i futbollit evropian, UEFA, ka gjobitur Shqipërinë me 50 mijë Euro. Gjithçka është vendosur nga Komisioni i Disiplinës se UEFA-s për ndeshjen Shqipëri-Francë zhvilluar në Tirane 2 shtator 2011.

Gjatë zhvillimit të takimit në stadiumin Kombëtar "Qemal Stafa" disa "tifozë" të papërgjegjshëm edhe pse janë paralajmëruar kanë ndezur fishekzjarrë e kane hedhur sende të ndryshme në fushë. Kjo masë rëndë gjobe ka mbërritur në Federatën Shqiptare të Futbollit me motivacionin e rasteve të përsëritura nga tifozët e Shqipërisë edhe në disa  ndeshje të  mëparshme në kuadër te eliminatoreve të Kampionatit Europian EURO 2012.

Federata Shqiptare e Futbollit gjithnjë i ka quajtur aleatë, lojtarë të 12-të apo besnikët e kombëtares sportdashësit e vërtetë, ata që sillen dhe demonstrojnë kulturë si të gjithë qytetarët në kontinentin tonë. FSHF distancohet nga këto veprime të pa pranueshme dhe përballë asaj pakice tifozësh të pa përmbajtur kërkon  mirëkuptimin e masës më të madhe të mbështetësve të Kombëtares që realisht janë pjesë e rëndësishme e futbollit tonë.

PRECECENTËT - Kombëtarja jonë nuk ka shpëtuar pa paguar gjoba, edhe për... mungesën e ujit të ngrohtë në dushe, siç ishte rasti në ndeshjen Shqipëri-Danimarkë (1-1, 9 shtator 2009). Kjo ndodhi, më tetor të vitit 2009. Atëherë, FIFA gjobiti Federatën Shqiptare të Futbollit me 15 mijë euro.

Më 13 nëntor 2007, Federata Shqiptare e Futbollit, u gjobit nga Komisioni i Apelit në UEFA me 60.000 franga zvicerane, për shashkën e hedhur në ndeshjen Shqipëri-Holandë (0-1, 12 shtator 2007), një shumë afërsisht 40 mijë euro. Katër ditë më pas, Shqipëria luante ndeshjen me Bjellorusinë. Në fakt, ajo ndeshje ishte e parashikuar te luhej pa shikues, nga një vendim i Komisionit të Disiplinës të UEFA-s.

Por, FSHF ndërhyri që ajo të luhej me tifozë kundrejt pagesës së gjobës prej 40 mijë eurosh. Më 24 mars, 48 orë para ndeshjes me Bjellorusinë (1-0, 26 mars 2011),  sërish mbërriti fleta e gjobës nga ana e UEFA-s. 40 mijë euro. Shkaku: për hedhjen e fishekzjarrëve dhe objekteve në fushe gjatë ndeshjes Shqipëri-Bosnjë (1-1, 9 tetor 2010) për eliminatoret e Kampionatit Europian 2012.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›