Rasti Kleçka, gjendet i vrarë Dëshmitari X
PRISHTINE- Dëshmitari kryesor në rastin Kleçka, ku deputeti Fatmir Limaj, së bashku me tetë bashkëluftëtarë të tij, akuzohen për krime lufte, njoftohet se ka bërë vetëvrasje mbrëmjen e së martes.
EULEX konfimroi lajmin, duke thënë se Agim Zogaj, i njohur si Dëshmitari X në rastin Kleçka, është gjetur i vdekur në një park në Gjermani.
Sipas kosovares, ExpressOnline Dëshmitari X kishte inkriminuar Fatmir Limajn në shumë krime në Kleçkë. Ai kishte deklaruar se diku afër 3 prillit 1999 atij i thanë se Fatmir Limaj kishte urdhëruar vrasjen e Velko Markoviçit dhe Nebojsha Gjuriçit, dy oficerë të policisë serbe, të cilët ishin të paraburgosur në shtëpitë e djegura në Kleçkë për rreth tre muaj.
Vetëm pak ditë më parë ndaj Fatmir Limajt është marrë masa 30 dite arrest shtëpie.