Protesta kundër arrestimeve
Nga Express më 18 mars 2011 në ora 16:13
Të shqetësuar me zhvillimet e fundit në vend, Kryesia e OVL të UÇK-së ka marrë vendim që të mërkurën me 23 mars 2011 në ora 12:00, të mbahen protesta në të gjitha qytetet e Kosovës kundër arrestimeve të fundit të disa ish-pjesëtarëve të UÇK-së nga Policia e EULEX-it.
Në këto protesta do të kundërshtohet demonizimi i luftës çlirimtare nga misioni i EULEX-it dhe do të paraqiten kërkesat e veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve rreth rolit të këtij misioni.
Lidhur me bisedimet Kosovë-Serbi, OVL të UÇK-së kërkon që si temë e bisedimeve të futet edhe Kosova Lindore. OVL të UÇK-së kërkon që të gjitha të drejtat që i njihen minoritetit serb në Kosovë, të vlejnë edhe për shqiptarët e Kosovës Lindore, transmeton KosovaPress.