E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasti Medicus, hedhen poshtë akuzat për trafikim

Nga Express më 04 mars 2011 në ora 13:49

EULEX-i ka hedhur poshtë akuzat për trafikim të personave dhe krim të organizuar në rastin Medicus. Ndërkohë që është konfirmuar aktakuza kundër katër mjekëve për ushtrim të paligjshëm të veprimtarisë mjekësore.

“Konfirmohet aktakuza kundër Lufti Dervishi, Driton Jilta, Sokol Hajdini dhe Ilir Rrecaj lidhur me akuzat për ushtrim të paligjshëm të veprimtarisë mjekësore dhe keqpërdorim të pozitës ose detyrës zyrtare. Nga aktakuza hidhen poshtë akuzat për trafikim të personave dhe krim të organizuar”, thuhet në njoftimin e EULEX-it.

Prokuroria tha se do të parashtrojë ankesë kundër këtij vendimi për pikat e aktakuzës që nuk janë konfirmuar.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›