Vidhte karburantet pranga kryeinspektorit

LEZH/ Klodian Kola dhe Edvin Cena jane arrestuar pasi rezulton se kane vjedhur te pakten gjashte pika karburantesh disave prej tyre duke u shkaktuar edhe deme te tjera pervec vjedhjes se benzines
LEZH - Arrestohen dy te rinj te dyshuar si autore te vjedhjes se disa karburanteve. Njeri prej tyre me graden e kryeinspektorit duket se ishte edhe personi me i rendesishem ne keto krime nderkohe qe nga policia deklarohet se maskimi i tij me uniforme ishte edhe nje nga pikat me te rendesishme te skemes se grabitjes.
Ne pranga kane perfunduar 20-vjecari Klodian Kola banor i lagjes nr.4 te Lacit si dhe Edvin Cena banor i fshatit Bilaj te Krujes.
Ketij te fundit gjate kontrollit te mjetit ne pronesi te tij iu gjet edhe nje uniforme policie te qepur ne te graden e kryeinspektorit si dhe nje steme e Policise se Shtetit. Kjo uniforme perdorej per tu maskuar si punonjes policie dhe per te krijuar besueshmeri tek punonjesit e karburanteve qe vidheshin.
Policia
Burimet zyrtare te policise bejne te ditur se jane gjashte vjedhje te kryera nga muaji gusht e deri me tani te cilat jane te dokumentuara dhe qe kane si autore shtetasit Klodian Kola e Edvin Cena. Por nderkohe vijojne hetimet edhe per disa vjedhje te tjera karburantesh te ndodhura ditet e fundit te cilat duket se kane si autore perseri dy te rinjte.
Ne njoftimin per shtyp behet e ditur se ne bashkepunim me njeri-tjetrin Kola dhe Cena kane vjedhur karburant ne disa pika tregtimi ne superstraden Lezhe-Tirane. Te rinjte kane nisur te grabisin karburant qe ne gusht.
Sipas zedhenesit te policise keta shtetas ne bashkepunim me njeri - tjetrin me automjetin tip BMV me ngjyre te zeze te cilin e perdornin here me targa te huaja here me targa TR 2616 H dhe here te tjera pa targa kane vjedhur karburantet qe ndodhen ne superstraden Lezhe - Tirane. Konkretisht behet fjale per vjedhje te realizuara ne datat 18 gusht 10 shtator 25 shtator 4 tetor 14 tetor 29 shtator ne pika te ndryshme karburantesh.
Skema
Klodian Kola dhe Edvin Cena paraqiteshin ne pikat e karburantit pergjate aksit Lezhe-Shkoder dhe kerkonin te mbushnin me karburant automjetin tip BMV per te cilin perdoreshin targa te huaja ose targa te Tiranes. 22-vjecari Cena qendronte i veshur me nje uniforme policie me graden kryeinspektor si dhe me stemen e Policise se Shtetit duke u shtirur keshtu si punonjes i policise.
Pasi mbushnin serbatorin me karburant te rinjte i kerkonin punonjesit qe tu jepte edhe vaj apo dicka tjeter qe mund tu duhej dhe qe ndodhej ne brendesi te pikes se karburantit. Pasi punonjesi largohej per te plotesuar kerkesen te rinjte largoheshin pa paguar.
Ne disa raste prishnin edhe pistoletat e karburanteve duke u shkaktuar deme te tjera pikave. Me nje skeme te tille ata kane bere te mundur vjedhjen e nje sasie prej 400 litrash me nje vlere prej rreth 640 000 lekesh te reja. Dy te rinjte akuzohen per vjedhje ne bashkepunim.