Perleshjet e te rinjve gjashte te plagosur

Grindjet dhe perplasjet e personave te ndryshem gjate nates se te henes per motive te ndryshme shkaktuan plagosjen e se paku gjashte personave te ndryshem per shkak te grindjeve te ndodhura ne zona te ndryshme te kryeqytetit.
Policia ne nje deklarim zyrtar te saj tha se kishte arrestuar te gjithe personat e dyshuar te ketyre ngjarjeve te ndodhura gjate te henes. Gjithsesi mbremja e dy neteve me pare ne kryeqytet mund te kete qene mbase mbremja me me shume ngjarje te ndodhura gjate ketij viti ne kryeqytet duke regjistruar nje rekord me vete.
Konfliktet mes grupeve te ndryshme te personave sipas njoftimit zyrtar te policise nisen ne mbremje rreth ores 2100 kur fillimisht ne bulevardin Deshmoret e Kombit dy adoleshente 17- vjecare nga Laci dhe Tirana pas nje grindjeje me dy persona te tjere.
Policia tha se kishte arrestuar ne flagrance per nje grindje te ndodhur ne bulevardin kryesor te kryeqytetit A. B 17 vjec nga Miloti i Lacit dhe F.M 17 vjec banues ne Tirane u ndaluan pasi plagosen me njeri - tjetrin me thike bashke me dy persona te tjere. Plaget e tyre nuk qene te renda dhe sipas policise jane jashte rrezikut.
Po ne te njejten ore ne rrugen 4 Deshmoret ne kryeqytet prane Shallvareve afer disa lokaleve luksoze dy grupe te rinjsh jane konfliktuar mes tyre per motive qe policia nuk i deklaron. Kater te rinjte ndodheshin ne nje nga lokalet e zones kur mes tyre krisi konflikti dhe me pas ata nisen te goditeshin me sende te forta. Per ngjarjen policia arrestoi Armand Sylen 20 vjec banues ne Tirane
B.Sheren 17 vjec ezar Skanen 17 vjec dhe I.Sylen 17 vjec te gjithe banues ne Tirane. Nga grindja mes paleve mbeten te plagosur rende Hysen Syla 20 vjec dhe ezar Skana 17 vjec te dy banues ne Tirane. Ne vendngjarje mberriten menjehere sherbimet e policise se komisariatit nr.3 te cilet nisen veprimet per ngjarjen dhe arriten ne nje kohe te shpejte te ndalonin dy te dyshuarit e tjere qe ishin larguar nga vendi i ngjarjes bashke me disa persona qe ishin pjesetare dhe qe dyshoheshin si te perfshire ne konflikt.
Policia pas veprimeve te kryera ndaloi ne flagrance Armand Sylen 20 vjec B. Sheren 17 vjec. Po keshtu ne spitalin ushtarak hetuesit e komisariatit te Policise nr.3 ndaluan ne flagrance gjithashtu ezar Skanen si dhe I. Sylen.
Ata u arrestuan ne flagrance me akuzat plagosjes se rende me dashje ne bashkepunim. Nderkaq ne mesnate sherbimet e komisariatit nr.2 ndaluan ne zonen e ish- bllokut Juxhin Nikollen 28 vjec pasi sipas policise per motive te dobeta kishte qelluar me thike dhe kishte plagosur 16- vjecarin Prenge Lisi. Ky i fundit sipas policise pas ngjarjes u dergua ne spitalin ushtarak ku pas ndihmes se marre mesohet se eshte jashte rrezikut per jeten.