E Diel, 1 Nëntor 2026

Organizohet ne Shqiperi Dita Boterore e monitorimit te Ujit

Të kursejmë ujin dhe të ruajmë burimet tona ujore. Është kjo motoja kryesore e programit pilot “Dita botërore e monitorimit të ujit” të organizuar për herë të parë në Shqipëri nga MASH, Shoqata e ujësjellës Kanalizimeve me mbështetjen e ambasadën austriake në vendin tonë.
Në Liqenin artificial të Tiranës, nxënësit e klasave të teta të shkollës “Vasil Shanto”, po kryejnë monitorimin e cilësisë së ujit.

Shqipërisë 20 vitet e fundit nuk i kanë munguar investimet që qytetarët të furnizohen me ujë të pijshëm, por problemi nuk qëndron në burimet e shumta ujore, por si mbrrin ky ujë deri te konsumatori shprehet ambasadori i austrisë në vendin tonë Florian Raunig.

Objektivi i këtij programi është rritja e përgjegjësisë së nxënësve në lidhje më cështjen e ujit, në një moshë të re në mënyrë që në të ardhmen të kemi një shoqëri më miqësore me mjedisin.

Në këtë mënyrë nxënësit janë më pranë mjedisit pasi uji i pastër tregon për jetë cilësore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›