Rasti i çuditshëm i Eurozonës
Europa po vuan nga sindroma “Benjamin Button”. Sikurse ky personazh që lindi i plakur dhe me kalimin e viteve rinohej (ora e tij ecte prapa),ashtu edhe tregjet financiare të Europës po kthejnë prapa 20 vjet integrim. Dizintegrimi po ndodh në shumë plane. Kapitalet dhe depozitat po lënë periferitë e Eurozonës dhe po zhvendosen në vendet bërthamë. Spanja është shembulli më tipik i kësaj “ecjeje në bankë”: Depozitat ranë me 4.7 % në korrik. Teksa kapitali shterohet, rritet kostoja e huamarrjes për bankat,ekonomitë familjare dhe bizneset në Spanjë dhe në të gjitha vendet e trazuara të euros. Nën drejtimin e Mario Draghi, Banka Qendrore Europiane ka zvogëluar rrezikun e zhvlerësimit të përshpejtuar.
Duke mundësuar likuiditet bankare nëpërmjet operacioneve financuese afatgjata dhe duke rivlerësuar kostot e financimit në tregjet e obligacioneve, BQE ka adresuar disa nga simptomat më problematike. Por injeksionet e likuiditetit janë vetëm anestezi për tregjet financiare,jo kurë. Divergjenca ndërmjet kostove huamarrëse të periferisë dhe bërthamës nuk është një fenomen vetëm i tregjeve të obligacioneve: Në mënyrë graduale po krijon impakt në ekonominë reale. Numri i falimentimeve të firmave të vogla dhe individëve sipërmarrës në Spanjë është më i lartë se kurrë. Ekonomitë familjare dhe bizneset e vogla, të cilat mbështeten kryesisht në hua, janë më të prekurat. Për të riparuar transmisionin e politikave monetare në ekonominë reale, politikë-bërësit europianë duhet të ndërmarrin disa veprime që të mbështesin të dyja anët e bilanceve bankare. Kjo do të thotë që duhet të veprojnë në kapitalin bankar,dhe jo vetëm në likuiditete dhe financime. Mungesa e kapitalit, së bashku me pasigurinë financiare,është arsyeja kryesore përse bankat nuk japin më hua. Sipas vlerësimeve tona, në tre vitet e ardhshme, bankat europiane do të duhet të prodhojnë në kapital më shumë se 200 bilionë dollarë për të mbuluar borxhet e këqija dhe kërkesat e reja rregulluese. Së pari,politikë-bërësit duhet të konsiderojnë ndërhyrjen tek Mekanizmi Europian i Stabilitetit (European Stability Mechanism) për të nisur një program-blerjeje të aseteve,të ngjashëm më atë të ndërmarrë nga Rezerva Federale e Shteteve të Bashkuara. Kjo do u lejonte atyre të blinin borxhet ekzistuese bankare të atyre bankave që mbështeten nga BQE. Një lëvizje e tillë do krijonte kapital të lirë bankar dhe do u jepte mundësinë bankave të jepnin përsëri hua. Gjithashtu do t’i ekspozonte taksapaguesit ndaj më pak rreziqeve,duke shmangur njëkohësisht dhe rreziqet morale.
Së dyti, do të ishte e nevojshme të krijohej një fond garanci (në formën e një depozite ndërkufitare),që do të parandalonte largimet e mëtejshme të kapitalit. Përgjegjësia është çështja kyçe në Eurozonë. Largimet e kapitaleve dhe të depozitave nga tregjet periferike nuk mund të rregullohen vetëm me blerje obligacionesh. Në një bashkim monetar pa depozitë garanci, depozituesit individualë dhe investitorët të cilët shqetësohen për kthimin e kapitaleve të tyre do të tundohen gjithmonë për të zhvendosur paratë e tyre në vendet më të sigurta. Kjo i ngordh urie kompanitë në vendet periferike dhe i bën bankat gjithmonë e më shumë të varura nga BQE. Vetëm para pak javësh,bankat spanjolle vunë në përdorim “ndihmën e jashtëzakonshme likuiduese” të Banco de España, pasi bankat nuk kishin më asete për të përdorur për financimin nga Banka Qendrore Europiane. Një fond garanci do të parandalonte përshpejtimin e largimit të kapitaleve. Çdo vend mund t’u vendosë bankave një përqindje depozitash çdo vit dhe mund të përdorë procedurat për të mbuluar humbjet e mundshme nëpër Eurozonë. Në këtë rast, sikurse ka thënë dhe Presidenti i Komisionit Europian José Manuel Barroso, do të jetë e nevojshme krijimi i një rregullatori të përbashkët bankar. Një propozim i tillë do të ketë nevojë për një konsensus të fortë politik dhe me shumë mundësi do të përballet me rezistencën e Gjermanisë, e cila është një nga përfitueset me të mëdha të largimeve të kapitaleve nga periferia. Por një fond depozite-garanci do të ishte shumë më i lehtë për t’u implementuar se një bashkim fiskal. Do të ishte gjithashtu e udhës të parandalohej rënia e bankave të eurozonës në mëshirë të agjencive të vlerësimit. Indikatorët tregojnë se kostot e financimit të obligacioneve në vendet periferike të euros janë ringritur pjesërisht pasi BQE bëri publik planin e blerjeve të obligacioneve këtë muaj. Por financimi i borxheve është ende problem, duke marrë parasysh se borxhet janë 90% e kreditit në Itali dhe në Spanjë. Me pak fjalë, blerja nga ana e Bankës Qendrore Europiane të obligacioneve të Qeverisë italiane nuk do të thotë se bankat italianë do u japin italianëve hua me interesa më të favorshme. Për më tepër, injeksionet e likuiditetit të BQE u dhanë mundësi bankave periferike për të rritur marrjen e letrave me vlere të Qeverisë, duke i ekspozuar edhe me shumë ndaj paqëndrueshmërisë. Ndërkohë, bankat në bërthamën e Eurozonës kanë pakësuar huadhënien e huaj,për t’u fokusuar në tregjet e brendshme. Rezultati është që tregjet financiare periferike po bëhen gjithmonë e më tepër të lokalizuara dhe të izoluara,të mbajtura në karantinë nga investitorët e huaj. Në efekte afatgjata, inaktiviteti do të sjellë një zhbërje të ngadaltë të viteve të integrimit ekonomik, me vendet periferike që do distancohen gjithmonë e më shumë nga qendra. Firmat në vendet periferike do të vuajnë nga kostot gjithmonë e më të larta të financimit dhe do të detyrohen të shesin asete të huaja për të grumbulluar para. Me shumë mundësi,largimi i kapitaleve do të shndërrohet në largim të njerëzve, teksa punonjësit e rinj do të largohen nga vendet e tyre për të kërkuar mundësi më të mira gjetkë. Eurozona ka nevojë për shumë më tepër se injeksionet anestetike të likuiditetit. Duke u mbështetur vazhdimisht në zgjidhje të përkohshme,liderët europianë rrezikojnë ta përkeqësojnë problemin. Europa duhet të lëvizë shpejt në përmirësimin e kapitaleve bankarë dhe ndalimin e largimit të depozitave. Përndryshe ora e saj do vazhdojë të kthehet prapa.
Përktheu: Akri Çipa