Sherri për tokën, fqinji vrau me pistoletë babain e 2 fëmijëve
SHKODER- Viktimat nga vrasjet për pronësi nuk kanë të ndalur në Shkodër. Astrit Drini 41 vjeç nga fshati Vukatanë, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Shkodrës në orët e para të mëngjesit të së premtes. Policia ka mundur të bëjë arrestimin e autorit të kësaj ngjarje, e cila nisi si plagosje dhe përfundoi me vdekjen e 41-vjeçarit Drini. Fatjon Zyberi, 27 vjeç është vënë në pranga mëngjesin e së premtes. Gjithçka e ka zanafillën në një grindje për motive pronësie mes dy fqinjëve në fshatin Vukatanë të Shkodrës. Mes familjeve Drini dhe Zyberi prej kohësh kishte pasur probleme për tokën të cilën punonin, pasi të dyja palët pretendonin pronësinë mbi të njëjtën sipërfaqe. Të mërkurën sherri mes Astrit Drinit dhe Fatjon Zyberit ka përfunduar me vrasjen e 41-vjeçarit. Pas shumë debatesh dhe fyerjesh 27-vjeçari ka qëlluar me pistoletë mbi komshiun e tij.
Banorë të fshatit Vukatanë kanë shpejtuar të dërgojnë në spital viktimën për t’i dhënë ndihmën mjekësore. Plagët e marra nga plumbat e pistoletës kanë qenë të rënda. Mjekët e Spitalit Rajonal të Shkodrës i kanë dhënë ndihmën e parë duke bërë për orë të tëra ndërhyrje kirurgjikale. Por gjithçka ka qenë e kotë pasi dëmtimi i organeve jetësore ka qenë fatal. Në orët e para të mëngjesit të së premtes Astrit Drini, babai i dy fëmijëve ka ndërruar jetë. Ndërkohë, rreth orës 22:30 të së enjtes, si rezultat i një pune të mirëorganizuar, nga forcat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër, u bë i mundur arrestimi i autorit të krimit, shtetasit Fatjon Zyberi, 27 vjeç, banues në fshatin Kuq. 27-vjeçari pasi ka plagosur komshiun e tij është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe është fshehur në një zonë të pabanuar. Për policinë nuk ka qenë e vështirë zbardhja e ngjarjes dhe identifikimi i autorit, pasi për në këtë sherr kanë qenë dëshmitarë banorë të zonës.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)