Rasti i matematikanit Perelman tregon se gjenia nuk mund të blihet
“Jo të gjithë njerëzit e kanë një çmim”. Kjo thënia qëndron e stampuar përmbi një bluzë me imazh fytyrën e matematikanit rus, Grigorij Perelman. Një talent i pazakontë siç janë gjenitë. Në qytetin e Shën Peterburgut bluza të tilla i gjen me shumicë. Së fundmi Gjeniu i matematikës, Perelman ka refuzuar të marrë një shpërblim prej 1 milion dollarësh. Vetëm një njeri i jashtëzakonshëm që jeton si një eremit dhe i përbuz paratë mund ta bënte këtë. Por ka një arsye. Një histori e pazakontë, por gjithsesi e zakonshme për njerëzit e kalibrit të tij, që janë të pajisur nga natyra me një kapacitet të mrekullueshëm logjike dhe me një disiplinë çeliku që e mbush të gjithë ekzistencën e tyre. Grigorij Perelman ka lindur në Leningrad 45 vjet më parë nga një baba inxhinier elektrik dhe një nënë mësuese matematike, pra qysh në fëmijëri si të thuash fati i tij ishte i paracaktuar. Frekuenton deri në moshën 18 vjeçare një Institut të veçantë për fëmijët me kapacitet logjik mbi normale, çka i sjell në ditëlindjen e tij të 16-të fitoren e medaljes së artë në olimpiadën e matematikës në Budapest.
I diplomuar në fakultetin e Matematikës dhe Mekanikës në Universitetin e Shën Petërburgut, me një specializim në Matematikë të avancuar dhe Fizikë, shpeshherë atij i janë bërë oferta e telefonata nga universitete prestigjioze të Europës dhe SHBA-ve ku i kërkonin të punonte si Profesor për ta, midis tyre edhe prestigjiozja Massachusetts Institute of Technology. Në mesin e viteve ‘90, i sapokthyer në Rusi punon në Institutin Steklov të Matematikës, në Leningrad, ku edhe pse arrin rezultate të larta, nuk ia del të tejkalojë talentin e tij. Më 1996 refuzon çmimin e European Mathematical Society sepse thotë se juria është e paaftë. Dhe pastaj refuzon të japë një intervistë për revistën prestigjioze shkencore “Nature” sepse nuk i pëlqen të duket. Por, pavarësish situatave që ai i refuzon, talenti i tij do të njihet botërisht. Në vitin 2000 Instituti i matematikës London Clay shpall 7 problemet e Mijëvjeçarit, duke vendosur një çmim prej 1 milion dollarësh për atë që do të zgjidhte të paktën njërin prej tyre. Sepse duke zgjidhur një prej këtyre hipotezave, ekonomitë botërorë do të kishin një benefite. Midis këtyre 7 problemeve, gjendet edhe hipoteza e Poincaré, e propozuar nga matematikani francez në 1904, që është një problem i ndërlikuar topologjie: sipas së cilës “në një hapësirë tredimensionale është e pamundur që të transformosh diçka në çfarëdolloj forme gjeometrike.” Në fakt, është e mundur që ta transformosh në një sferë të çfarëdo forme gjeometrike. Perelman tregoi shkencërisht se hipoteza ishte e vërtetë.
Jemi në vitin 2002 dhe Perelman boton në sajtin e internetit arXiv sprovën e parë të një serie të shumtë shpjegimesh në të cilën pretendon të zgjidhë problemin gjeometrik të Thurston, rezultati i kësaj zgjidhje ka përbrenda si rast të veçantë Problemin e Poincaré. Një arritje përballë së cilës shumë matematikanë janë dorëzuar. Por jo ai. Në gushtin e 2005 matematikanët që kanë shpjeguar sprovën e tij, që sjell më shumë se 1000 fletë në të cilën shpjegon hap pas hapi zgjidhjen përfundimtare të problemit të Poincaré. Në të njëjtën periudhë Perelman refuzon medaljen Fields, një lloj çmimi Nobel për matemacienët, duke thënë se është “E parëndësishme. Sepse nëse zgjidhja është e drejtë, nuk ka nevojë për asnjë çmimi njohje”. Dhe kjo nuk do të jetë përbuzja e fundit e tij. Në mars të këtij viti, presidenti i institutit Clay, James Carlston e kontakton për ta informuar se i takonte një çmim për zgjidhjen e hipotezës së Poincaré. Kurse Perelman merr pak kohë për t’u menduar, dhe një javë më parë, i ka komunikuar se nuk do ta marrë çmimin prej një milion dollarësh. “Nuk dua te jem një shkencëtar që rri në një vitrinë” , dhe thotë se “shumë para në Rusi sjellin vetëm telashe dhe dhunë”.
Por paradoksi është se ky gjeni i matematikës që nuk do të përgojohet dhe të shkëlqejë në medie, në këto ditë është bërë një personazh mbi të cilin me shumë se çdo herë tjetër po flitet, pikërisht për zgjedhjen e tij radikale për të refuzuar sistemin e shpërblimeve dhe njohjeve, duke dalë kundër rrymës. Sigurisht, atij nuk i plas fare se çfarë thonë njerëzit për gjestin e tij. Ai është gati të zhytet në një periferi të Shën Peterburgut, ku banon me të ëmën, pa shokë, ku edhe dreqi nuk gjendet. Sipas tij fama dhe paraja sjellin telashe dhe dhunë. Dhe ndërsa në vendin e tij po mbizotëron hiper-kapitalizmi i importuar nga Perëndimi, ai preferon të shëtisë si një endacak që ushqehet me panxhar dhe vodka.