E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e Franc KonomitPolicia con gëzhojatpër ekspertizë

TIRANE- Gëzhojat 9 mm të pistoletës që ekzekutoi për vdekje Franc Konomin janë dërguar për ekspertim balistik në laboratorin kriminalistik qendror. Ekspertimi i gëzhojave do të përcaktojë tipin e pistoletës me të cilën u qëllua 42 vjecari mesditën e 8 korrikut në rrugën “Luigj Gurakuqi”, që të shpie nga sheshi “Avni Rustemi” për tek “Pazari i Ri”. Vrasësit, dyshohen dy persona me motor, e qëlluan në distancë të afërt, në momentin kur viktima po ndizte makinën, dhe u larguan pa lënë gjurmë.

Ekspertët e kriminalistikës do të bëjnë gjithashtu dhe krahasime me gëzhoja të gjetura në vrasjet e ndodhura në Tiranë përgjatë viteve të fundit.

"Gazeta Shqiptare" shkruan sot në kryeartikullin e saj “Vrasës me pagesë për ekzekutimin e Konomit” se policia dyshon se autorët e vrasjes mund të kenë qenë vrasës me pagesë. GSH zbardh dhe vendimin e Gjykatës së Trianës të vitit 2002, ku Franc Konomi u dënua me 3. 5 vjet burg pasi u deklarua fajtor ( në bashkëpunim me Flamur Recin) për gjobëvënien prej 100 mijë eurosh ndaj një biznesmeni shqiptaro- maqedonas.

Policia ka listuar në dosjen e saj pistat e mundshme të krimit mafioz që tronditi kryeqytetin. Pista kryesore ku janë përqëndruar hetuesit është ai i një krimi të kryer për larje hesapesh në trafikun e kokainës. Pistë tjetër ku po bëhen verifikimet është edhe ajo e hakmarrjes- shkruhet sot në GSH e cila vazhdon se hetimet e policisë janë shtrirë dhe jashtë Shqipërisë.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›