E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Gërdeci”, SHISHasnjë informacionpër sabotazh

TIRANë-Dëshmitarë të tjerë të akuzës dëshmuan sot në Gjykatën e Tiranës, në seancën e radhës për çështjen "Gërdeci", e cila numëron 29 të pandehur, në pjesën më të madhe ish -drejtues të ministrisë së Mbrojtjes dhe të Ushtrisë.

Ish-drejtori i Shërbimit Informativ të Ushtrisë, Hysni Gjergji dëshmoi sot para sallës së gjyqit se gjatë kohës që ai ka qënë në këtë post nuk ka patur asnjë informacion se në Gërdec mund të kishte ndonjë plan për sabotazh. “Në një takim për NATO, Brukseli na informoi, se si vend në atë kohë kandidat për NATO, mund të rezultonin akte që mund ta bënin vendin tonë si objekt sabotazhi”. Gjergji pohon se për këtë ka vënë në dijeni dhe Ministrin e Mbrojtjes të asaj kohë, Fatmir Mediu.
Por, lidhur me rastin e Gërdecit, Ish-drejtori i Shërbimit Informativ të Ushtrisë deklaroi se “nuk pati ndonjë informacion nga ushtarakë apo drejtues të fabrikës apo krerë të instancave të tjera që të lajmëronin se Gërdeci mund të bëhej pre e ndonjë sabotazhi, vjedhjeve etj”.

Seanca vijoi me dëshmitarë të tjerë të prokurorisë, disa nga të cilët ish- punonjës të Ministrisë së Mbrojtjes.

Prokuroria e ka vlerësuar “Gërdecin” si një gabim njerëzor, ndërsa pala e pandehur pretendon për një sabotazh të mundshëm.

Si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm të ndodhur më 15 mars të vitit 2008 në ish- fabrikën e demontimit të municioneve luftarake në fshatin Gërdec të Tiranës, humbën jetën 26 persona, ndërsa shumë të tjerë mbetën të plagosur.

çështja “Gërdeci” konsiderohet (3 në pranga) dhe mbi 300 dëshmitarë, të cilët aktualisht janë duke dhënë dëshmitë e tyre para Gjykatës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›