Rasti i transplantimit të paligjshëm thekson nevojën për kontroll

Një rast i fundit i transplanteve të paligjshme të organeve në Kosovë ka bërë që analistët të kërkojnë më shumë kontroll qeveritar lidhur me procesin me qëllim që të ndalet veprimtaria kriminale.
Pesë kosovarë u dënuan me deri 20 vjet në burg për përfshirjen e tyre në transplantet të paligjshme në një klinikë vendore të quajtur MEDICUS. Të pesë u dënuan me akuza që përfshinin krimin e organizuar, trafikimin e personave e dëmtimin e rëndës trupor.
Kosova nuk ka një ligj të transplanteve të organeve dhe MEDICUS ka një liçensë vetëm për shërbime kardiologjike.
"Ministria e shëndetësisë ka hartuar një ligj mbi tranplantin e organeve dhe ligjin mbi transplantin e indeve e qelizave dhe të dy projekt-ligjet kanë kaluar shqyrtimin e parë në asamble. Pritet të kalojnë shqyrtimin e dytë e të miratohen nga Asambleja, duke mbushur kështu një të hapësirë ligjore në këtë fushë në Kosovë," tha për SETimes Faik Hoti, zëdhënës për Ministrinë e Shëndetësisë.
Avokati, Tome Gashi, tha se procesi i transplantimit në Kosovë do të ndryshojë pasi të miratohet ligji në parlament.
"Ai do t'i bëjë transplantimet shumë më të vështira në Kosovë, do të ketë shumë më tepër kontroll ndaj tyre. Do të jetë e vështirë të binden njerëzit për transplantime ligjore po ashtu pasi ligji të miratohet. Edhe pasi ligji të miratohet do të ketë kontrolle të ashpra e rigoroze mbi to. Vendimi i [MEDICUS] do të ketë ndikim negativ mbi çështjen e transplantimeve në përgjithësi," tha Gashi për SETimes.
Më shumë se 80 dëshmitarë dhanë dëshmitë e tyre në më shumë se 100 procedime në gjykatë mbi transplantimet e bëra nga MEDICUS më 2008. Më shumë se 20 transplantime të paligjshme u bënë në klinikë, e cila u mbyll pasi nisi hetimi fillestar.
Dhuruesit, që ishin kryesisht të huaj, u joshën me premtime të rreme se do t'u jepej 15,000 euro për një veshkë. Transplantimet u bënë për sasi parash që shkonin deri në 100,000 euro.
Prokurori i EULEX Xhonathan Ratel tha se dhuruesit u lanë pa trajtim mjekësor pasi iu hoq organi. "Në shumë raste, nuk u bënë fare pagesa," tha Rateli një konference shtypi.
"Le të shpresojmë se ky vendim e gjykim do të shikohet pozitivisht se sjellë drejtësi e siguri për viktimat në këtë çështje," tha Rateli.
"Derisa mangësitë [në procedura] të korrigjohen në të gjitha shkallët, do të ketë klinika që do të ndjehen të lira të shkelin ligjin. Sidoqoftë vendimi do t'i bëjë të mendojnë mirë," tha Ardian Arifaj, bashkëpunëtor i lartë për Institutin Kipred të Kosovës. "Autoritetet e qeverisë së Kosovës e drejtësia e Kosovës duhet të tregojnë se janë të vendosura për të luftuar këto dukuri si çdo vend tjetër evropian", shtoi ai. /Indeksonline/