E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Heshtja e Topit, Kushtetuese"

Kryeministri Berisha e ka komentuar heshtjen e Presidentit, per ligjin e pastrimit te figures si nje nga alternativat kushtetuese. Kjo deklarate u be gjate vizites se kreut te qeverise, ne Universitetin "Aleksander Xhuvani" ne qytetin e Elbasanit, teksa e konsideroi si kushtetuese menyren e zgjedhur nga Presidenti Bamir Topi, per t'i dhene fuqi edhe ligjit te lustrimit, te miratuar pak kohe me pare vetem me votat e mazhorances. Gjate nje takimi me studentet e Universitetit "Aleksander Xhuvani" ne qytetin e Elbasanit, numri nje i ekzekutivit shqiptar eshte shprehur se kjo ishte edhe nje nga tre mundesite kushtetuese, qe kishte te drejte Presidenti Topi te ndiqte. "Nuk kam ndonje koment te vecante per qendrimin e zotit President, ai ka bere zgjedhjen e vet, ka ushtruar te drejtat e tij kushtetuese, pasi ne Kushtetute, Presidenti nje ligj e firmos, ia kthen Parlamentit ose nuk shprehet, nder tre variantet ai ka perzgjedhur variantin e mosshprehjes", deklaroi kryeministri Berisha, duke mos dashur te jape edhe me shume komente ne lidhje me veprimin e Presidentit Topi, per te mos firmosur ligjin e lustrimit. Por fakti qe me kete menyre te ndjekur Presidenti Topi, beri qe ky ligj te hyje ne fuqi, kryeministri Berisha nuk harroi te theksonte rendesine e kesaj nisme, te cilen kishte marre mazhoranca. Sipas kryeministrit Berisha, ligji i cili tani ka hyre ne fuqi, nuk ka si synim te tij hakmarrjen. Ne kete menyre ai shpjegoi se te gjithe ata qe do te preken nga ky ligj, do te kene te drejten te ankimojne vendimin ne te gjitha shkallet e gjyqesorit. "Ata qe preken nga ligji do te kene te drejte te shkojne ne tre shkallet e gjyqesorit, do te kene te drejte t`i drejtohen Strasburgut, per te paditur qeverine dhe Parlamentin shqiptar", deklaroi ne fjalen e tij kryeministri Berisha, duke e quajtur ligjin te domosdoshem per vete historine e popullit shqiptar ne komunizem. Nisur nga kjo, kryeministri Berisha e cilesoi si nje fat te madh faktin qe te rinjte e sotem, nuk e kane perjetuar sistemin e eger komunist. "Me asgje nuk mund te pershkruhet sistemi qe kaloi ky vend per shumicen e popullates. Nuk po ndalem tek pushkatimet, burgjet , kampet e perqendrimit, por ju ftoj te shkoni nje dite ne Gjinar, ne Labinot dhe te bisedoni me ta", deklaroi kryeministri, duke folur edhe per gjendjen e veshtire ne te cilen jetonte popullsia ne fshat, gjate kohes se komunizmit.

Dekreti i munguar i Presidentit, ligji hyri ne fuqi

Presidenti Bamir Topi ka zgjedhur rrugen e mesme, per sa i perket ligjit per lustracionin i cili iu paraqit nga mazhoranca per t'u dekretuar. Kreu i shtetit, ndonese nuk ka dhene firmen e tij per ligjin e shumeperfolur, e ka lene ate te hyje ne fuqi, duke gjetur keshtu nje zgjidhje te mesme, per kete nisme te kundershtuar ashper nga partite opozitare dhe nje pjese e faktorit nderkombetare ne Shqiperi. Nga ana tjeter ne adrese te Presidentit Topi u derguan me qindra letra, te cilat i kerkonin Presidentit miratimin e kesaj nisme te rendesishme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›