E Diel, 1 Nëntor 2026

Kola godet gazetarin e Panorama SportKjo është hera e dytë brenda këtij sezoni, që një trajner i Tiranës kërcon gazetarët. I pari ishte ish-trjaneri Blaz Slishkoviç, i cili kërcënoi një gazetar sportiv të “Sport Ekspresit”

Agustin Kola, trajneri i dytë sezonal i Tiranës (pasoi boshnjako-kroatin Blaz Slishkovic), në nerva e sipër goditi gazetarin e njohur të së përditshmes sportive “Panorama Sport”, Adriatik Balla. Ngjarja ndodhi ditën e shtunë, në orën 16:00.

Balla ishte duke intervistuar mbrojtësin Andi Lila, ndërkohë që Kola urdhëroi ndërprerjen e intervistës dhe pasi ka replikuar me gazetarin, që nuk ka pranuar të largohej nga kompleksi sportiv i Tiranës, e ka qëlluar atë me grusht. Balla bëri denoncimin në komisariatin nr. 5 të kryeqytetit.

Shefi i Sektorit të Garave në FSHF, Ilir Shulku e dënoi aktin, ndërkohë që ende nuk ka një reagim zyrtar drejtuesit e klubit bardheblu.

Kjo është hera e dytë brenda këtij sezoni, që një trajner i Tiranës kërcon gazetarët. I pari ishte ish-trajneri Blaz Slishkoviç, i cili kërcënoi një gazetar sportiv të “Sport Ekspresit”, teksa ky i fundit po bënte foto nga stërvitja. “Do të pres kokën, po i publikove fotot” , e kërcënoi Baka, dy ditë para largimit të tij nga stoli bardheblu.

E Diele, 11 Janar 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›