Canales, drejt Valencias

Nga Express më 01 gusht 2011 në ora 14:01
Valencia është shumë pranë transferimit të mesfushorit të Real Madridit, Sergio Canales në formë huazimi. Presidenti i Valencias, Manuel Llorente, ka bërë të ditur se klubet janë në bisedime.
Canales, 20 vjeç, bëri vetëm dhjetë paraqitje për Realin në sezonin e kaluar, pas transferimit nga Racing Santander për 6 milionë euro në verën e shkuar dhe gjiganti madrilen dëshiron ta huazojë në Valencia.
Canales ka kontratë me Realin deri në qershor 2016 dhe pritet të huazohet në Valencia me opsion të blerjes për 12 milionë euro.