Sneijder i pavendosur

Nga Express më 01 gusht 2011 në ora 14:34
Mesfushori i Interit Wesley Sneijder ka refuzuar të përjashton mundësinë e transferimit në Angli.
27 vjeçari spekulohet se kërkohet nga Manchester United edhe pse menaxheri i Djajve të Kuq Sir Alex Ferguson ka mohuar të ketë kontaktuar me reprezentuesin holandez.
I pyetur nëse do të ishte i interesuar për transferim në Angli, Sneijder tha për The Sun: “Ndoshta. Kam luajtur në gara të mëdha në Holandë, Spanjë dhe Itali. Jam ende këtu. Çka do të ndodh nuk e di por duhet të presim dhe të shohim, jam njeri i lumtur. Por, gjithmonë do të ketë spekulime, çdo vit. Jam i lumtur të stërvitem dhe të luaj lojën time. Çka do që ndodh pas kësaj, do të shohim. Gjithmonë ekziston mundësia që të ndodh diçka”.