Raul: LK, Reali dhe Barca favoritë

Sulmuesi i Schalkes, Raul Gonzalez, mendon se Real Madridi dhe Barcelona janë skuadrat favorite për ta fituar titullin e sivjetmë të Ligës së Kampionëve.
“Real Madridi dhe Barcelona janë favoritë për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon”.
“Nuk e përjashtoj Manchester Unitedin ose Chelsean, por e vërteta është se tani për tani nuk do të dëshiroja të luaj ndaj asnjërës nga këto skuadra spanjolle”, ka thënë ish-ylli i Los Blancos.
Ai është shprehur i kënaqur për jetën në Gjermani dhe për vazhdimin e karrierës në Bundesliga, që e konsideron si një përvojë të mirë si person dhe futbollist.